Estonia ka akuzuar Rusinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore për herë të parë me helikopter, në një veprim që e cilësoi shumë provokues përpara një samiti të madh të NATO-s.
Shteti baltik, një anëtar i aleancës së NATO-s, tha gjithashtu se stërvitjet e vazhdueshme ushtarake ruse po simulojnë sulme raketore kundër vendit të tij çdo ditë.
“Kjo është tabloja e kërcënimit. Si e shohim ne kërcënimin rus… Nuk ka qenë kurrë aq serioz sa është tani,” tha Kusti Salm, nëpunësi më i lartë civil në ministrinë e mbrojtjes të Estonisë, duke folur me gazetarët të martën.
Estonia tha se ka thirrur ambasadorin rus në Talin, fluturimi i helikopterit të rojës kufitare MI-8, i cili raportohet se hyri në hapësirën ajrore të Estonisë për dy minuta pa leje të shtunën në mbrëmje.
Nëpunësi i lartë civil estonez tha po ashtu:
“Të kalosh kufirin me një helikopter nuk mund të jetë një gabim, ka pasur shembuj të shumtë në ditët e fundit. Krahas veprimeve kufitare ka pasur veprime provokuese që kanë fluturuar shumë afër kufirit në ditët e fundit.”
Rusia po kryen gjithashtu stërvitje ushtarake që përfshijnë simulimin e sulmeve me raketa ndaj fqinjit të saj baltik.
” Ata në fakt po simulojnë sulme me raketa kundër territorit të NATO-s dhe na bëjnë të ditur se po e bëjnë këtë,” tha Salm.