Andi Hoxhaj, pedagog dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare komentoi në një intervistë televizive largimin e sekretares së brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman.
Hoxha tregoi se veç Bravemran kanë lëvizur edhe një numër i madh zëvendësministrash dhe zyrtarësh të tjerë dhe kjo sipas tij bëhet për arsye elektorale pasi vitin tjetër Britania shkon në zgjedhje.
“Mendoj se janë gjë pozitive dhe e shëndetshme ndryshimet në qeveri. Braverman kishte një qasje shumë radikale ndaj emigracionit, disa të tjerë në qeveri mendonin pak më ndryshe. Politika për emigrantët nuk besoj se do të ndryshojë deri vitin që vjen, do ketë tone pak më të buta se e ajo e Braverman. Në Britaninë e Madhe vitet e fundit askush nuk do të bëhet kryeministër apo ministër i Brendshëm. Rishi Sunak është parë më pozitivisht se kryeministrat e fundit se është më pragmatist, shihet si figurë më konstruktive”, tha Hoxhaj.