Flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë këtë të hënë, 13 shkurt, e cila është shpallur ditë zie kombëtare në ndër të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, shkruante kreu i qeverisë, Edi Rama kur njoftoi se e hëna do të nderonte viktimat e tërmetit katastrofik.
Ndërkohë që sot, Rama në rrjetet sociale ka postuar foton e flamurit të ulur në gjysmë shtize dhe disa emoji për të treguar se Shqipëria është “zemërthyer” për atë që ka ndodhur në Turqi
Kujtojmë që edhe Kosova në datën 8 shkurt shpalli ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e tërmetit.