BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Thellohen hetimet ndaj Klement Balilit, prokuroria sekuestron 20 apartamente dhe hotelin “Santa Quaranta”

Thellohen hetimet ndaj Klement Balilit, prokuroria sekuestron 20 apartamente dhe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit. Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda, ajo që pas një viti verifikimesh të pasurisë së familjes së Klement Balilit, dje, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive për mos tjetërsimin e disa pronave të kësaj familje, siç janë trojet, dyqanet apo dhe disa shtëpi private që kjo familje ka në pronësi në qytetin e Sarandës. Madje mes këtyre pronave është edhe resorti turistik “Santa Quaranta”, një nga hotelet më të mëdha në qytetin e Sarandës që ka si pronar familjen e Balilit, kryesisht të vëllain. Por edhe pse rezulton i vëllai pronar i hotelit duket se prokuroria pas një viti verifikimesh duke u bazuar edhe në ligjin antimafia, ku thuhet se nën hetim pasuror vendosen dhe të afërmit, ka dal në përfundimin se të ardhurat e familjes Balili kanë ardhur si rezultat i ushtrimit të aktiviteteve të jashtëligjshme, kryesisht lëndëve narkotike. Sipas burimeve në sekuestro janë vendosur 20 apartamente në Tiranë e Sarandë. Ndonëse Klement Balili vazhdon të jetë në arrati prej një viti, pasi është shpallur në kërkim kryesisht nga ndërkombëtarët dhe më pas edhe nga shteti shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge nga Ballkani drejt Europës si dhe krijim të grupeve kriminale, policia akoma nuk ka mundur ta arrestojë. Madje policia prej gati disa muajsh ka organizuar dhe operacione në zonën e jugut të Shqipërisë për kapjen e këtij të fundit por që kanë dalë pa sukses. Prokuroria ka dëshmuar dje se ka thelluar hetimet, por pyetja është nëse do të dalin emrat e politikanëve që mbrojnë “Eskobarin e Ballkanit”?

Sistemi TIMS: Balili në Shqipëri

Klement Balili, apo i mbiquajturi “Eskobari” i Ballkanit nga ana e ndërkombëtarëve, prej gati një viti vazhdon të jetë në arrati. Ndonëse në ndjekje të këtij të fundit janë vënë forcat operacionale të policisë së shtetit, të cilat kanë kryer kontrolle të shumta në zonën e jugut apo dhe kontrolle në banesat e miqve të këtij të fundit, nuk kanë mundur të korin sukses. Por edhe pse operacionet kundrejt Balilit kanë rezultuar të pasuksesshme, sipas të dhënave të sistemit kufitar TIMS ky i fundit ndodhet në territorin shqiptar. Pasi zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë që ky i fundit është larguar nga vendi. Si rezultat i këtyre të dhënave policia nga ana e saj përveçse ka negociuar me familjarët e Balilit në lidhje me strehimin këtij të fundit ka mbajtur në mbikëqyrje dhe disa miq të tij që sipas policisë kanë dijeni se ku fshihet Balili.

Policia greke: Balili drejtonte transportin

Akuzat e ngritura mbi Klement Balilin erdhën kryesisht pas një hetimi disa vjeçar nga policia greke si dhe DEA amerikane. Kështu ka qenë policia greke ajo që si fillim ka nxjerrë urdhër-arrestin për Balilin si dhe ka njohur prokurorinë shqiptare me provat. Sipas policisë greke Klement Balili ishte një nga organizatorët dhe sponsorit që drejtonte transportin e lëndës narkotike përmes rrugëve tokësore si dhe kamionëve nga Shqipëria në Greqi dhe Europën Lindore. “Për transportin e lëndës narkotike (kanabis të papërpunuar) nga Shqipëria në Greqi dhe Europën Lindore, Balili kishte rolin e sponsorit dhe të organizatorit dhe drejtonte transportin në sasi shumë të mëdha me rrugë tokësore me kamiona të mëdha dhe nga deti me skafe. Krahu i tij i djathtë që merrej me transportin dhe magazinimin nga Greqia e tutje ishte Alifandi Georgio”, thuhet në dokumentin e policisë greke që iu drejtua prokurorisë shqiptare. 

Endri Arizi