Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. SPAK ka nisur komunikimin e akuzave për personat nën hetim ku deri më tani mësohet se është bërë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri, të cilit në këtë fazë i është hequr akuza për shpërdorim detyrës, teksa akuzohet vetëm për korrupsion. Gjithashtu pjesë e dosjes është edhe ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, cili dyshohet se ndihmoi anëtarët e fisit Bajri në planin e vrasjes së Ibrahim Licit dhe Dorjan Dulit. Për ish prokurorin e Shkodrës njëherësh ish drejtues i akuzës në Kukës Xhevahir Lita ka rënë akuza për grup kriminal, teksa akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Vijimi i komunikimit të akuzës po bëhet së fundmi për anëtarët e tjerë të grupit që ranë në pranga. Zbërthimi i aplikacioneve SKY ECC zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Ndërkohë për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Mësohet se prokurorët specialë ka nisur letërporosi rreth disa detajeve shtesë të zbuluara gjatë hetimeve dhe bisedave që kanë kryer anëtarët e grupit kriminal përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC.
Të përfshirë politikanë, prokurorë, gjyqtarë dhe biznesmenë
Pra mund të jenë ndërkombëtarët mund të hapin “Kutinë e Pandorës”. Gjatë gjithë kësaj kohe është folur se në këto dosje përgjimesh janë të përfshirë politikanë, deputetë, ministra, ish-ministra, oligarkë, anëtarë të pushtetit gjyqësor, edhe drejtues nga sistemi gjyqësor. Pra është një listë shumë e gjatë. Janë dosje nga të cilat do marrin dënimin e merituar shumë persona të cilët janë persona publikë. Të dhënat nga më të ndryshmet, duhen përkthyer kodet dhe ky përkthim mund të vijë pikërisht nga agjencitë e huaja. Ekspertët kanë thënë se aty është një person që e ka pseudonimin tigri, i cili është i fuqishëm dhe që punon në sistemin gjyqësor. Kujtojmë gjithashtu se janë deri tani mbi 300 oficerë policie ligjërues nëpër këto telefona. Por nuk ka mbaruar. Po nga drejtësia në të gjitha nivelet sa janë? Shumë? Tej imagjinatës. Këto të dhëna i ka Europol. Indicjet tashmë janë dhe policë apo drejtues të lidhur me grupet kriminale kanë nisur dalëngadalë të dekonspirohen. Meqenëse është veçuar edhe hetimi për Ervis Martinajn, pritet të kemi lajme “bombastike”. Kujtojmë se një person i afërt i familjes së Ervis Martinajt, “mbretit” të lojërave të fatit, u paraqit disa muaj më parë në SPAK dhe dorëzoi disa kode të aplikacionit “Sky”, që janë përdorur nga ky i fundit para se të zhdukej. Eksperti Ervin Karamuço paralajmëroi disa kohë më parë se çkodimi i bisedave mund të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë. Karamuço theksoi, se për këtë arsye kodet duhet të hetohen me seriozitet nga organet e drejtësisë. “Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, tha eksperti i kriminalistikës.