Një defekt teknik në automjet, duket se ka qenë shkaku i përfshirjes nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.
Zjarri është sinjalizuar pasditen e sotme, ndërsa makina e djegur është e tipit “Renault” pa targa, pasi pronari i saj Sokol Fiku, sapo e kishte blerë dhe po shkonte të bënte dokumentacionin.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.