Qëllohet për vdekje me arme zjarri një 42-vjeçar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 te mbrëmjes se sotme ne rrugën "Mihal Grameno". Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është 42 vjeçari Hasan Talja, me origjine nga Bulqiza, i cili u qëllua në banesën e tij.
Menjëherë i plagosuri u dërgua drejt QSUT, ku fillimisht u shpall ne vdekje klinike, por pavarësisht se mjeket bene gjithçka 42 vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë, policia ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autoreve te ekzekutimit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.