Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar brenda 24 orëve në Korçë, ku një grua është hedhur nga tarraca e një pallati.
Sipas informacioneve, raportohet se viktima është identifikuar si Sofie Stefa, 67 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 9 të qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rastin.