Më 1 mars, 40-vjeçari Dan Hutra nga Kukësi, plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit. Më pas, Hutra shkoi në Paskuqan, aty ku vrau motrën dhe kunatën e Elenës, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.
Pasi rkreu krimin, Hutra shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar për vdekje 31-vjeçaren në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit.
Ndërkohë për mediat bëhet me dije se Elena dhe Kujtime Hysa, nënë e bijë të cilat u plagosën nga Dan Hutra vijojnë të jenë të shtruara në spitalin e Traumës, teksa nuk dinë asgjë që Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku janë vrarë Hutra. Elena dhe Kujtimja janë të dyja në gjendje të rënduar, ndaj dhe ende nuk kanë informacion për vdekjen e të afërmve të tyre.