Këtë të hënë në orën 14:00 shpallet vendimi në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për ish-efektivin e RENEA-s Arbër Paplekaj.
Ai u dënua në shkallën e parë me 22 vite për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Në Apel u rihap pjesërisht gjykimi, pas kërkesës së Paplekajt, për rikualifikim të veprës penale. Mbrojtja e tij kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Elbasanit nga “Vrasje me dashje” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.