Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Belgjikë, ku gjykata ka liruar dy të burgosur ukrainas për të shkuar në luftë për të mbrojtur Ukrainën nga Rusia.
Dy ukrainas janë dënuar me tre vjet burg nga një gjykatë në Middelburg, Holandë, pasi ndaj tyre rëndonte akuza e kontrabandimit të 11 shqiptarëve në Britaninë e Madhe.
Mirëpo, diçka e pazakontë ka ndodhur: dy burrat, të shpallur fajtorë, i kanë liruar më pas, me qëllim që ata të mund të ktheheshin në vendlindje, për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.
Gjithçka u zbulua nga gjyqtarët në Holandë.
Gjykata në Breda, qytet në kufi me Belgjikën, i kishte liruar në mënyrë që ata të mund të ktheheshin për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë – që do të thotë se të dyshuarit u dënuan në mungesë.
Në seancën e marsit, gjykata konstatoi se nëse i dyshuari ka “rrethana të veçanta, apo të rënda”, paraburgimi mund të pezullohet.
Në funksion të luftës në Ukrainë dhe apelit të qeverisë ukrainase që qytetarët të mbrojnë vendin e saj, të dyshuarit u liruan për të luftuar.