BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Aktualitet

“U godit në një vend të sigurt”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e errëta të ekzekutimit të Adriatik Tresës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm: Kanë kërkuar të dhëna për vilën në...

“U godit në një vend të sigurt”, Artan Hoxha nxjerr

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga ekzekutimi i Adriatik Treskës pak ditë më parë në Ekuador.

Tresa u eliminua në një rezidencë në të cilën banonte. Hoxha tha për ABC se ai u godit në një vend shumë të sigurt dhe vrasja e tij ka ardhur ose nga kartelet e drogës ose nga autoritetet lokale. Gazetari thekson se Tresa ka jetuar fillimisht në Britani dhe nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë vrasje.

“Adriatik Tresa është një 40 vjeçar, i bënte në dhjetor. Është nga fshati Baldushk. Është një njeri që në të kaluarën ka punuar vetëm në ndërtim. Nuk ka ngarkesë kriminale në Shqipëri. Nuk është i përfshirë në vrasje. Nga njohjet që kam unë, nuk më rezulton i përfshirë. Është një trafikant kokaine. Njohjet dhe bazën e ka vendosur në Britani. Pasaportën e ka marrë në vitin 2011 dhe është larguar nga Shqipëria. Në Britani rezulton i dënuar, i është kapur një ngarkesë, në atë kohë kanë kërkuar të dhëna për vilën në Baldushk. Ky është momenti i parë që ky personazh është ekspozuar. U detyrua të lëvizë dhe iku në Ekuador.

Nuk ishte bos, por ka qenë një përfaqësues i grupeve kriminale. Është zhvendosur në Ekuador, ka krijuar lidhjet atje. Ishte edhe i martuar, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ishte i pozicionuar në Guajakil. Zona ku rrinë këta kanë dy lloj garancish, kanë garanci nga kartelet lokale dhe autoritetet lokale. Që të qëndrosh në një rezidencë duhet të kesh dy mbrojtje. Të hysh në atë zonë që ekzekutimi i tij të jetë bërë me aprovimin e kartelit ose sigurisë. Të gjithë shqiptarët që ndodhen aty më kanë thënë që ne paguajmë shtrenjtë që rrimë këtu. Kur ti goditesh në vendin më të sigurt  do të thotë që ka lëvizur një gjë e madhe. Adriatik Tresa dhe Ilir Hidri kanë qenë miq. Ai është ekzekutuar në maj dhe në Shqipëri trupi i tij ka ardhur me ndihmën e Adriatik Tresës. Ai nuk është përfshirë në vrasje”, tha Hoxha.

Gazetari shtoi se në rezidencën ku jetonte Tresa ka edhe shumë shqiptarë të tjerë. Hoxha zbulon se Tresa ishte i integruar me biznese legale në Ekuador, ndërsa bashkëshorten e kishte shtatzënë.

“Sot në atë zonë ka shqiptarë, nga Dibra, Fieri, Tirana. Çdo shqiptar që rri aty, rri sepse është zonë e sigurt. Tresa në Ekuador kishte biznese legale, farmaci dhe punishte të përpunimit të drurit. Ai ishte i integruar, kishte depo farmaceutike. Eliminimi i tij është bërë me urdhër të karteleve lokale. Diçka po ndodh, kjo do të thotë se po ndryshohen linjat atje. Ajo që i ka ndodhur Tresës është një ngjarje që ka të bëjë me kartelet e Ekuadorit”, tha Hoxha.

Më të lexuarat