Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë këtë të mërkure kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllanin.
Kapllani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.
Në vitin 2010, ky i fundit u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.