Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas Shtëpisë Botuese Onufri, kolosi i letrave shqipe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (1 Korrik) në orën 08:50.
Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, shkruan Shtëpia Botuese Onufri.