Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin në Laknas, me një viktimë dhe një të plagosur.
Një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i debateve mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça që më pas ka degraduar në përdorimin e armës.
Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin.
I plagosuri ka marrë një plumb këmbë dhe burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore është e stabilizuar. Gjithashtu mësohet se 50-vjeçari është koshient.
Pas ngjarjes, policia arrestoi autorit dhe sekuestroi armën, ndërsa grupi hetimor ka nisur zbardhjen e rrethanave të krimit.
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.