BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Aktualitet

U shkarkua nga detyra, Prokurorja Rita Gjati kundërshton vendimin e KPK-së

U shkarkua nga detyra, Prokurorja Rita Gjati kundërshton vendimin e

Prokuroria e Kukësit, Rita Gjati e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 mars 2021 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, paraqiti të hënën më 27 maj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, shkaqet e ankimit të saj kundër largimit nga detyra.

Ajo pretendoi shkelje të rënda procedurale në shkallën e parë të vetingut, duke theksuar se Komisioni nuk i kishte dhënë as të drejtën e përfaqësimit ligjor. Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Ina Rama vërejti se çështja e saj kishte kaluar në seancë publike pikërisht për shkak të konstatimit të shkeljeve procedurale në KPK, për të cilat i është dhënë e drejtë subjektit.

Në vijim, shkaqet për pasurinë u parashtruan nga përfaqësuesja ligjore e Gjatit, avokatja Evrikli Kolovani. Sipas saj, nuk qëndron konstatimi i Komisionit për pamundësi financiare në blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 130 m2 në Sarandë, kundrejt çmimit 4 milionë lekë. Kolovani kërkoi të konsiderohet koha e largët lidhur me burimet e krijimit të kësaj pasurie, që prej vitit 1986 nga pagat e bashkëshortit të subjektit, si dhe fakti se institucionet ishin djegur gjatë trazirave të vitit 1997. Ajo këmbënguli se në analizën e KPK ka gabime, si dhe se nuk janë përllogaritur të ardhurat e ligjshme.

Avokatja kërkoi që të konsiderohen si burime dhe të ardhurat e bashkëshortit të subjektit si mësues i minoritetit grek, pagë e cila i është akorduar me dekret të presidentit grek për periudhën 1991-2002, si dhe të ardhura të tjera të familjarëve.

Po ashtu, kontestuan një konstatim të KPK për mungesën e gjendjes në një depozite të krijuar me këto burime në vitin 1998. Sipas Kolovanit, nga përgjigjet e bankës rezulton se në vitin 1999 gjendja e depozitës ka qenë në shumën 321 mijë lekë. Ajo solli në vëmendje se KPK e ka konsideruar këtë shumë në analizën financiare paraprake, por jo në atë përfundimtare.

Në vijim u kërkua që të përfshihen në analizë dy kredi nga 500 mijë lekë të marra në vitet 2002 dhe 2003, për të cilat Kolovani theksoi se janë deklaruar që në vitin 2003 dhe se në dokumentacionin e tyre përcaktohet se janë marrë për apartamentin.

Kolovani i kërkoi Kolegjit që të konsiderohen dhe të ardhurat nga shitja e një trualli prej bashkëshortit të subjektit në vitin 2002. Sipas saj, provohet blerja e këtij trualli prej bashkëshortit të subjektit nga bashkia në vitin 2002 dhe shitja po atë vit. Ajo parashtroi se provohej dhe fakti se blerësi kishte investuar në atë truall dhe se e kishte regjistruar objektin në emër të tij.

Përfaqësuesja e subjektit kundërshtoi edhe vlerësimin e KPK për moskonsiderimin e të ardhurave nga trualli për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore. Kolovani solli si argument faktin se pasuria nuk mund të regjistrohej nëse nuk paguheshin më parë detyrimet. Ajo shtoi, se në atë periudhë pasuritë deri në vlerën 2 milioneë lekë tatoheshin me 0.5%, nga përllogaritej të nevojiteshin pesë mijë lekë për t'u shlyer.

“Të korrigjohet analiza financiare duke u konsideruar të ardhurat e ligjshme. Analiza financiare e KPK është me gabime dhe nuk janë konsideruar të ardhurat e ligjshme”, pohoi Kolovani.

Tjetër konstatim i KPK që u kundërshtua në Kolegj ishte dhe evidentimi i një garazhi të padeklaruar nga subjekti. Kolovani tha se subjekti nuk ka qenë në dijeni të kësaj pasurie dhe se e kishte mësuar në vitin 2020, gjatë hetimit administrativ. Ajo theksoi se duket se dhe kërkesa për regjistrimin e pasurive garazh ka qenë e falsifikuar. Sipas Kolovanit, mosdeklarimi i garazhit nuk mund të sjellë pasojë në analizën financiare, gjë që tregon se subjekti nuk ka pasur arsye të mos e deklaronte. “Hapësira në fjalë nuk plotëson kushtet për garazh dhe subjekti nuk e ka përdorur”, tha ndër të tjera mbrojtësja e Gjatit dhe shtoi se mosdeklarimi kësaj pasurie nuk mund të sjellë konstatim për fshehje.

Një marrëveshje paraprake e vitit 2015, për blerje apartamenti në Tiranë kundrejt vlerës 6 milionë lekë, në emër të djalit të subjekti, Gj.M., ka sjellë penalizim në KPK për prokuroren Gjati jo vetëm për kriterin e pasurisë, por edhe për atë të pastërtisë së figurës. Kjo, pasi shitësi i apartamentit ka rezultuar se është arrestuar si pjesëtar i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të narkotikëve.

Lidhur me pamundësinë e konstatuar nga KPK, Kolovani pretendoi se nuk janë konsideruar të gjitha provat dhe këmbënguli se vërtetohej mundësia e shlyerjes së kësteve me burime të ligjshme.

“Verifikojini gjithë provat dhe rikonsiderojini në konstatimet e Komisionit”, kërkoi avokatja e subjektit.

Gjati kundërshtoi edhe gjetjet për figurën. Ajo e cilësoi me shkelje flagrante raportin e dytë të DSIK-së, duke konstatuar se ky raport i deklasifikuar pjesërisht ishte protokolluar një ditë përpara se komisioni përkatës të merrte vendim se cilat pjesë duheshin deklasifikuar.

Po ashtu, pretendoi se subjekti nuk kishte pasur ku të mësonte lidhur me procedimin ndaj një prej ortakëve të shoqërisë nga ishte blerë apartamenti në Tiranë. Sipas subjektit, kur procedimi i këtij ortaku ishte bërë publik në medie, atëherë marrëveshja ishte e pakthueshme, pasi kishte filluar që apartamenti dhe të përdorej. “Është e provuar se kontakti është tërësisht rastësor”, evidentoi Kolovani dhe e cilësoi të gabuar vlerësimin e KPK se duhej të ishte deklaruar ky kontakt me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

Kundërshtimet për gjetjet ne aspektin profesional, prokurorja Gjati i parashtroi vetë. Ajo e cilësoi raportin e KPK kontradiktor, të paqartë, jo objektiv dhe thellësisht të paragjykuar.

Subjekti kundërshtoi konstatimet e KPK për dy çështje, ku evidentohet mungesë e analizimit të veprave penale në kërkesa për gjykim. Sipas subjektit, megjithëse legjislacioni nuk përcakton analizimin e veprave penale në kërkesën për gjykim, ajo e kishte bërë një gjë të tillë. “E kam arsyetuar në mënyrë të veçantë për secilin nga të pandehurit”, tha ajo.

Lidhur me pushimin e një çështje, për të cilën KPK ka konstatuar se çështja duhej pushuar se kishte ndërruar jetë e pandehura, subjekti tha se e kishte bërë pushimin për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Subjekti sqaroi se një çështje ndaj saj, e denoncuar në Prokurorinë e Përgjithshme nga një prej të pandehurve që kishte hetuar, ishte pushuar. Ajo pretendoi se nuk kishte pasur asnjë shkelje në hetimin e atij të pandehuri. Lidhur me konstatimin e mungesës së kërkesës për gjykim, ajo tha se gjendet në fashikujt e KPK. “Asnjë provë, asnjëherë nuk më është konsideruar e pavlefshme nga gjykata”, nënvizoi Gjati.

Lidhur me konstatimin e KPK për një telefonatë nga subjekti në drejtim të një të hetuari, subjekti tha se nuk ishte e vërtetë që ta kishte telefonuar ajo. Sipas Gjatit, personi në fjalë e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se kush ishte ajo që hetonte babanë e tij.

Subjekti paraqiti qëndrim dhe për një çështje tjetër për të cilën KPK ka gjetur probleme. Ajo tha se kishte qenë një nga prokurorët e grupit hetimor. Sipas Gjatit, pasi e kishin transferuar në Tropojë, ishin mbyllur shtatë akuzat e ngritura ndaj personit nën hetim. “Më kërkohej pse nuk kisha mbaruar hetimin kur afati është tre muaj. Cilin ligj kisha shkelur unë që thotë KPK? Ku është e shkruar që duhen kryer veprime hetimore të caktuara për të konfirmuar një akuzë?”, parashtroi subjekti.

Për konstatimin e KPK se një person për të cilin ishte kërkuar ekstradim, subjekti ka kërkuar “arrest shtëpie” dhe ai është larguar, avokatja Kolovani sqaroi se kjo masë konsiderohet e njëjtë me atë të “arrestit në burg”, pasi llogaritet si ditë burgu. Ajo shtoi se për largimin nga vendqëndrimi, të hetuarit i është shtuar dhe një akuzë tjetër.

Për konstatimin për cenimin e besimit të publikut tek drejtësia, ajo theksoi se KPK nuk ka analizuar se çfarë e ka cenuar besimin. Në përfundim, subjekti kërkoi prishjen e vendimit të KPK dhe konfirmimin në detyrën e prokurores. Pasi u tërhoq, trupi gjykues vendosi të administrojë si prova aktet e dorëzuara nga subjekti. Pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor, Kolegji u tërhoq në dhomë këshillimi për të marrë vendimin që do të shpallet më datë 5 qershor, në orën 15:00./Reporter.al