Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikojnë për moshën.
Në një takim që ai mbajti një ditë pas debatit televizive me rivalin e tij Donald Trump, ai tha se është i vetëdijshëm që nuk është një djali i ri, por tha se të gjithë amerikane e dinë se “kur të rrëzojnë ngrihesh përsëri”.
“Unë e di që nuk jam një djalë i ri! Unë nuk eci aq lehtë sa dikur. Unë nuk flas aq lehtë sa dikur, nuk debatoj aq mirë sa dikur, por e di të vërtetën, di të ndaj të vërtetën nga e gabuara, di ta bëj këtë punë. Unë e di atë që miliona amerikanë dinë: kur të rrëzojnë, ngrihesh përsëri.”
“Nuk do të kandidoja më nëse nuk do të besoja me gjithë shpirt se mund ta bëj këtë punë”, u shpreh ndër të tjera Joe Biden.