BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Aktualitet

Ura "e vdekjes" në Shkopet që i mori jetën të moshuarës, flasin banorët e zonës: Ku shihet shteti këtu, e kemi ndërtuar vetë

Ura "e vdekjes" në Shkopet që i mori jetën të

Nëna Dave, 86 vjeç po kalonte urën me dërrasa mbi lumin Mat për të shkuar në shtëpinë e saj në fshatin Skuraj të Kurbinit kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke humbur jetën.

Banorët kishin vite që e kishin ndërtuar urën me dërrasë e kavo, si e vetmja mënyrë për ti ardhur në ndihmë vetes pasi ishin harruar nga shteti.

Ura që kishte qenë në Shkopet ishte shembur në 2010 nga shkarkimet e HEC-it.  Që prej asaj kohe asnje masë nuk u mor për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Kështu vendosën ta ndërtonin vetë me kontributin e tyre. Prej vitesh çdo ditë sfidojnë frikën dhe rrezikun duke kaluar në këtë urë me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra mbi lumin Mat pa asnjë element sigurie.

E vdekja e nëna Daves nxjerr në pah edhe më shumë rrezikun që u kanoset nga kjo urë me gjatësi 70 metra dhe lartësi 30 metra mbi lumin Mat.

"Ka 10 vite e kusur që në 2010. E kemi bërë vetë ne. Kalojnë për punë për çdo gjë. Kemi futur 5 lekë njëri e 5 lekë tjetër" thotë një banor.

Ura u shërben dhjetra banorëve të fshatit Shkopet, ndërsa projekti i ures është hartuar prej vitesh, por nuk është financuar. Përballë kësaj situate shumë banorë janë larguar por dhe ata që kanë mbetur do të largohen nëse autoritetet nuk ndërhyjnë. 

"Ku shihet shteti këtu?!  Kanë ikur a i sheh shtëpitë. Kanë ikur nga ura" tregon banori.
Në situatë të ngjashme ndodhet dhe ura e fshatin Skuraj e cila ndodhet 3 km më poshtë, duke qenë një rrezik mjaft serioz për kalimtaret.

Më të lexuarat