Një i ri i moshës 24- vjeçare ka përfunduar në pranga nga blutë e Vlorës.
Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë përmes komunikatës mësohet se 24- vjeçari me inicialet B.A., rezulton banues në fshatin Picar të Vlorës.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj nënës së tij.
Teksa tashmë do të përballet me akuzën e dhunës, materialet janë referuar pranë Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Vlorë/ Arrestoi shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Nuk mban më ujë pilafi”/ ‘Shpërthen’ Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri
Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Edhe pse kaloi kohë nga edicioni i “BBV” ku...
Lexo më shumë