BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Aktualitet

Vendimi për shkarkimin nga detyra i prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit, ja vendimi i KLGJ-së

Vendimi për shkarkimin nga detyra i prokurorit Tasim Puci dhe

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të Artor Yllit, në vitin 2019, me detyrë ndihmës ligjor.

Ky i fundit apeloi vendimin e marrë nga KPK më 20.11.2019, për shkarkimin e tij nga detyra si ndihmës ligjor.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024”,- njofton KLGJ.

Po ashtu, sot ky institucion ka hedhur poshtë dhe ankimimin e ish-prokurorit të Beratit, Tasim Puci në ;lidhje me shkarkimin nga detyra nga ana e KPK, në vitin 2021.

Puci u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 366, datë 15.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 366, datë 15.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tasim Puci.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”,- njofton KLGJ.