Të gjithë punonjësit në Polici, Gardë dhe AMP kanë deklaruar se nuk kanë përdorur aplikacionet SKY dhe Enchro, e megjithatë kjo alibi po hetohet, nëse kanë thënë të vërtetën. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë një interviste për TCH njofton se për të poseduar informacion ndaj oficerëve i cilësdo natyrë AMP do të ofrojë një aplikacion publik. “Aktualisht që ne po flasim nuk ka asnjë punonjës policie që të ketë deklaruar aplikacionin SKY. Ishte vetëm një punonjës i Gardës së Republikës, por gjatë verifikimit kuptuam se edhe ai kishte bërë lapsus”, u shpreh dje drejtori i përgjithshëm i AMP-së, Florian Sulejmani. AMP i bën apel çdo qytetari që ka informacion ta ndajë me këtë institucion. “Absolutisht që kemi dyshime dhe ne po hulumtojmë në këtë drejtim”, tha Sulejmani. Si institucioni që kryen vetting-un e oficerëve të Policisë, për shkak të ligjit AMP kontrollon vetëm 300 zyrtarë për shkak të funksioneve që mbajnë. “Një etapë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka nxjerrë 70 vendime nga 2018, aktualisht AMP ka 22 vendime. Praktikisht 10 konfirmime në detyrë janë shpallur nga AMP, tha drejtori i AMP Sulejmani. Por edhe këta në rast se e lënë funksionin si drejtues ata i shpëtojnë vetting-ut. “Mundësia për të gjeneruar dokumentacion për pasuritë mbetet sfidë më vete. Është shumë vështirë për të zbuluar një pronë të një personi që e ka fshehur, sepse bazohet vetëm mbi dokumente. Pra nuk po flasim për personat e bashkëlidhur. Pjesa tjetër është e vështirë”, tha Florian Sulejmani.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë