Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar katër të plagosur.
Konfirmohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë.
Në aksident është përfshirë një fuoristradë “Mitsubishi” dhe një “Audi A6”. Në pamjet nga vendngjarja mund të shihet se dy automjetet janë bërë “copash” si pasojë e orcës së përplasjes.
Mësohet se “Audi” me targa të Kosovës ka kryer një parakalim të gabuar duke u përplasur me makinën tjetër, që vinte në drejtim të Lezhës.