Bashkë me rritjen e temperaturave të stinës së verës, në qarkullim ka rritje edhe të virozave të stinës.
Kjo për faktin se sipas pediatres Sonila Brati, e ftuar në një emision televiziv, virozat e fëmijëve nuk po kanë më stinë, por janë në qarkullim gjatë tërë vitit, teksa zbuloi më tej dhe shenjat dominante të virozave të fëmijët.
“Në periudhën e verës kemi një situatë më të qetë pasi kopshtet dhe shkollat janë mbyllur, dhe normalisht ka më pak viroza në qarkullim.
Ndërsa këtë vit nuk ka kufizime, nuk ka stinë më për viroza, më duket se po zgjasin tërë vitin. Mendoj se temperaturat e larta, fluksi i shtuar i turistëve, ka shtuar edhe më tepër virozat. Ka pasur ditë me ulje por nuk është se janë zhdukur përfundimisht.
Shenjat më të shpeshta janë temperaturat e larta 39-49, të cilat kanë qenë shumë të vështira ëpr tu menaxhuar nga prindërit.
Përgjithësisht këto ditë dominojnë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, problemet e veshit për shkak të frekuentimit të plazheve dhe pishinave, problemet e bajameve të qelbëzuara që kanë qenë të shumta dhe më pak probleme me rrugët e poshtë respiratorë, qoftë bronshiteve apo të bronkopneumonive.”
Pediatrja Brati, sjell në vëmendje këshilla për prindrit që fëmijët mos ti ekspozojnë në pikun e vapës në plazh. Kjo për faktin se edhe virozat janë në qarkullim në ambiente me shumë njerëz.
“Ndejtja e gjatë në diell dhe ekspozimi në kohë të zgjatur, shkakton problematike, sepse fëmija duhet të mbahet të paktën deri në ora 10 të mëngjesit dhe pastaj të dilet jashtë pas orës 17.
Gjithmonë më kremin mbrojtës që është një ndër elementët më të rëndësishëm.
Për ta shmangur një fëmijë nga virozat është probabilisht e pamundur për sa kohë ti je ekspozon në ambient të hapur, në plazh, ambientet me shumë fëmijë të tjerë, siç është në dimër e njëjta gjë.”