BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Aktualitet

VOA/ Shpërthimi në Lushnje, magazina e deputetit socialist Çela, në shkelje të lejes së ndërtimit

VOA/ Shpërthimi në Lushnje, magazina e deputetit socialist

Në Shqipëri, raporti i dy oficerëve të policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Lushnjes, mbi shpërthimin e ndodhur më 1 mars, ku humbën jetën babë e bir, dhe u plagosën 7 të tjerë, ka nxjerrë në pah faktin se magazina ku po punohej, në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, një ndër të plagosurit, ishte në shkelje të lejes së ndërtimit.

Leja është lëshuar në shtator të vitit të kaluar, por asnjë nga institucionet vendore të ngarkuara për verifikime apo kontrolle, kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni. Si kryeinspektori ashtu dhe juristi i Inspektoriatit vendor të Mbrojtes së Territorit kanë shpjeguar se “nuk kanë patur pasur asnjë informacion nga urbanistika, policia apo njësia administrative se aty po kryheshin punime" dhe se "sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë bërë asnjë inspektim të objektit në fjalë për këtë ndërtim”.

Vetëm të nesërmen e ngjarjes, pas kërkesës së Prokurores së çështjes, Inspektoriati ka mbajtur një procesverbal ku rezulton se "janë kryer punime në shkelje të lejes", dhe një tjetër “për prishjen e objektit të kundraligjshëm”.

Raporti i oficerëve të policisë gjyqësore, po ashtu hedh deri diku dritë mbi shkaqet e ngjarjes, duke rrëzuar variantin me dyshimet e para të ofruar nga policia, për një kontakt të vinçit me linjën e tensionit të lartë.

Deklaratat nga dëshmitarë në vendngjarje por dhe vlerësime të ekspertëve të pyetur për rastin, tregojnë se “shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe bizneseve përreth”, shkruhet në raportin e oficerëve të policisë gjyqësore, ku mungon marrja e një dëshmie nga vetë deputeti, i cili iu nënshtrua filliisht një ndërhyrjeje të parë kirurgjikale në Lushnje e pastaj një ndërhyrjeje të dytë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, mbrëmjen e ditës kur ndodhi shpërthimi.

Oficerët e policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Lushnjës kanë referuar pranë prokurorisë se “nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal”. Kjo e fundit, mund të penalizojë drejtëpërsëdrejti deputetin socialist duke qenë se objekti ka qenë në pronësi të tij. Në një rast të tillë, Prokuroria mund të kërkojë që çështja t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e cila shqyrton rastet e zyrtarëve të lartë.

Zoti Çela po ashtu mund të gjendet dhe në shkelje të ligjit për Konfliktin e interesit i cili përcakton disa kufizime për deputetin duke i ndaluar të jetë “drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse”, se “nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar…”. Raporti i oficerëve të policisë gjyqësore tregon se leja e ndërtimit “për tregëtim dhe magazinë” është në emër të tij, se ai ka lëshuar me qera mjediset të tjera të magazinës, apo ka firmosur dhe kontratat për mbikqyrje dhe realizim punimesh me të tretë.