Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia, i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar dje në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “bajlozi”, i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias.3 dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekunetonte shpesh duke qene se kishte benesën aty.Lokali ndodhet ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa Piramidës.Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj po ashtu ai kishte banesën aty. Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshmin e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.Sipas deklarimeve paraprake, ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.Sipas SPAK, ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj. Deklaratat e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit.Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmoj Marsel Pirra i cili nuk është gjetu ende dhe bashkëpuntori i drejtësisë Ernejt Shyti.Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa Bashkpuntori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë