
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Vrasja e Bledar Muçës, zbardhen detaje të reja, i besuari i Florenc Çapjas sjell autoritetet belge në Shqipëri, prokuroria në kërkim të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Shkurt 2023

Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas i shumëkërkuari për urdhërimin e vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, sjell sërish në Shqipëri prokurorë dhe oficerë nga Belgjika. Hetuesit janë në kërkim të provave për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e 43-vjeçarit në Antverp.
Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për Newes 24 se është ekzekutuar një letërporosi e autoriteteve belge të cilët, në kuadër të hetimeve, kërkonin autorizim për kontrollin e 3 banesave në Elbasan dhe pyetjen e disa personave, dëshmia e të cilëve konsiderohej e rëndësishme për çështjen. Burimet janë të rezervuara për të konfirmuar nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur prova që mund të ndihmojnë hetuesit belgë në zbardhjen e krimit që tronditi Belgjikën.
Sa i përket marrjes së dëshmive, mësohet se është pyetur ndër të tjerë edhe Shkëlzen Hasanpapa, i dënuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.
Hasanpapa u arrestua në Holandë dhe ekstradua në Shqipëri, në 2017 dhe prej asaj kohë ndodhet në burg, ku dhe u pyet nga autoritetet belge, por rrëfimi i tij mbahet top sekret.
Bledar Muça miku i ngushtë i Florenc dhe Ardian Capja, nipit të Ardian Çapjas, ky i fundit i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që urdhëron vrasje me pagesë, u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e 22 janarit të dy viteve më pare ne qytetin Antwerp. Mediat belge raportuan se në momentin që 43-vjecari mbërriti para pallatit ku banonte, dy persona që e prisnin e qëlluan për vdekje brenda makinës së tij. Autoritetet belge dyshojnë se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë dhe shkaku është larja e hesapeve për përplasjet ne trafikun e drogërave të forta, por edhe përfshirja e tij në krime të rënda në Shqipëri. Identifikimi i Bledar Muçës ishte i vështirë, pasi ai përdorte pasaportë britanike.
Më të lexuarat


"Dhe pse akuzohet për çështje të rëndë, gjykata...", avokati i ish-ministrit habit me argumentet e lirimit të Saimir Tahirit

Aksident i trefishtë, shkaktohet trafik kilometrik në këtë qytet bregdetar (video)

Kthimi i pronave shtetërore te qytetarët, kreu i ATP-së zbulon procedurat e reja të kompesimit

Dalin pamjet e automjetit që përfundoi në greminë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e dy turistëve (video)

Sulmohen me thikë 3 shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore (detajet)

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Gazetari i njohur zbulon pistën hetimore që çoi në vrasjen e 65- vjeçares me plasmas nga i biri

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Mbyti të ëmën me plasmas në Përmet, vjen reagimi i mjekut pas vizitës së 24- vjeçarit dhe zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Çfarë po ndodh me fatin e azilkërkuesve? Avokati i njohur zbulon projektligjin që prek edhe shqiptarët
