Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin nesër para gjykatës, lidhur me rastin e vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Murseli. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e ka konfirmuar se seanca dëgjimore do të mbahet nesër.
“Nesër në ora 09:30 mbahet seanca”, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin nesër para gjykatës, lidhur me rastin e vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Murseli. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.
Kushtrim Kokalla, që është nipi i Naim Murselit ka qenë dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Zyrtarisht ende s’ëhtë konfirmuar, mirëpo raportimet në media janë se Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjecares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen dhe se edhe Murseli e ka pranuar këtë para hetuesve.
Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë dalë me nje komunikatë të përbashkët, ku u tha se ata janë arrestuar në Gjakovë dhe se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.
Lidhur me vrasjen e Liridonës, është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, që raportohet të jetë nipi i Naim Murselit.
Kokalla është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për rastin ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Ajo tha se Murseli ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë, duke thënë se ishin cak i një grabitje.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, shkroi Haxhiu.
Kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog
Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, meqë brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri s’kishin shkuar për të konfirmuar se duan divorcin.