BREAKING NEWS

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/
x
BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x
BREAKING NEWS

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti
x
BREAKING NEWS

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh
x
BREAKING NEWS

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe
x

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmitë e reja ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes: Aktivisti i PS u ndalua nga 2 persona të armatosur

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dëshmitë e reja ndryshojnë

Ka marrë tjetër rrjedhë gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Dje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, të cilët kanë treguar  se në fakt ka pasur disa perona të armatosur. Mehmet Greca ka pohuar se mjeku Xhuvani, përpara se të vritej, është bllokuar nga 2 persona që nën bluzë kishin armë që dukeshin si pistoleta. Ky fakt është konfirmuar nga dëshmitari duke ju përgjigjur si pyetjeve specifike të avokates Rezarta Tahiraj, që përfaqëson familjarët e viktimës. Dëshmia e Mehmet Grecës është vlerësuar nga avokatja Tahiraj si shumë e rëndësishme sepse kontribuon në dhënien e një shpjegimi të qartë dhe logjik që në atë ditë të vrasjes ka qëlluar jo vetëm vrasësi por edhe dy persona të tjerë. Ajo ngre dyshime se ata kanë qenë pjesë e strukturës të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës. “Dëshmia kontribuon në dhënien e një shpjegimi të qartë e logjik se në atë ditë të vrasjes ka qëlluar jo vetëm vrasësi por edhe dy persona të tjerë që gjithsesi duken që i përkasin strukturës paramilitare të mbrojtjes së votës ose bashkëpunëtorëve të tyre eventualë të jashtëm. Deklaratat e Mehmet Grecës përgënjeshtruan se vrasja ishte një reagim për ofendimet e marra nga mjeku Xhuvani. Mehmet Greca në fakt pohoi se viktima është vrarë pa ofenduar vrasësin dhe madje as personat e tjerë”, tha Rezarta Tahiri. Avokatja Tahiraj evidenton se dëshmia e Mehmet Grecës ishte e dobishme edhe për të përgënjeshtruar se vrasja ishte një reagim për ofendimet e marra nga mjeku Xhuvani. Mehmet Greca në fakt pohoi se viktima është vrarë pa ofenduar vrasësin dhe madje as personat e tjerë. Gjatë seancës dëshmoi edhe Paolo Tupi, pronari i një servisi pranë vendit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ai tha se ishte kërcënuar nga Arbër Paplekaj për t’i dhënë një automjet, me të cilin donte të largohej pasi kreu krimin. “Dëshmitari tjetër deklaroi se për t’u arratisur larg nga Elbasani vrasësi e ka kërcënuar ta vrasë me një armë nëse nuk do t’i kishte dorëzuar një automjet që e përdori më pas. Ky episode, shpjeguar në detaje nga dëshmitari që pësoi rrëmbimin e automjetit tregon përsëritjen e metodës dhe të veprimeve kërcënuese të vrasësit, gjithmonë me një armë në dorë dhe me kërcënimin për ta përdorur atë për të vrarë”, tha Tahiri.

Më të lexuarat