Gjykata e Posaçme ka dënuar dje me 25 vite burg Klevis Allën, për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës. Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën, për vrasjen e Bujar Çelës dhe vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e Talos Çelës. GJKKO dha po ashtu 5 vite burg për Enver Divën, i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës më datë 17.09.2020, në Elbasan. Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit të dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija. Po ashtu Ndoci akuzohet si pjese e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhia. Implikimi i tij në këto krime doli pas dëshmisë së Klevis Allës. Në atë kohë ai rrëfeu se në ngjarje ka marrë pjesë edhe Altin Ndoci. Por ndryshe ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Në të tilla kushte mbrojtja i kërkoi gjykatës pushim te akuzave, për të cilën gjeti miratim të togave të zeza.
Vrasja e Pëllumb Metës, dy djemtë kërkuan detyrim paraqitjeje, Apeli i lë në burg
Ndërkohë Gjykata e Apelit ka lënë dje në fuqi masën arrest me burg për Hysen dhe Amarildo Metën, të cilët ndodhen në burg pas vrasjes së babait Pëllumb Meta. Të dy kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata e Apelit. Dy djemtë e Pëllumb Metës, qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë. Vetëm dy djemtë kishin kërkuar ndryshimin e masës, ndërkohë që vajza Hygerta Meta ka marrë përsipër krimin duke thënë se ajo e ka vrarë babanë. Të tre fëmijët vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta. Ekspertiza ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia në Durrës është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës. 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore.
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë
Nga ana tjetër, 15-vjeçari që dyshohet autor i vrasjes së Aureljo Dervishit, u ka tha hetuesve, se nuk kishte konflikt me viktimën, por shoku i tij më i rritur, në makinë me të, e kishte inat sepse ish e dashura, e braktisi, dhe ndërtoi lidhje të re me viktimën. Me tej, ai thotë, se nuk mban mend mirë si dhe pse sulmoi me thikë, kohën kur palët po përlesheshin fizikisht, por thjesht e nxori atë për tu mbrojtur. Dëshmia e të miturit, po verifikohet, ndërsa nesër është masa e sigurisë për katër të arrestuarit, mes tyre edhe më i madhi 20 vjeçar Frensis Shehu, që duket se ishte edhe më i ashpri në konflikt. Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë në pyetje edhe vajzën e re, që ndodhej në makinë me 18 vjeçarin Dervishi. Ajo u tha atyre, se sapo ishin nisur për një kafe në dalje Shkozës, kur një makinë iu vu nga pas më shpejtësi. Fillimisht i dashuri i saj, Aureljo nuk donte të ndalonte, por më pas vendosi të sqarohej me 4 djemtë. Ky ka qenë momenti, kur edhe nisi përplasje verbale, me fyerje e sharje banale me njeri tjetrin. Ishte 20-vjeçari ai, që më parë ka pasur lidhje me vajzën, dhe në këtë moment, kërcënonte më shumë, jo vetëm viktimën, por edhe të renë. Pas sherrit verbal, të rinjtë u përplasën fizikisht. Askush nuk e pa të miturit, e dyshuar, që nxori thikën dhe qëlloi mu në zemër 18 vjeçarin. Ka dyshime, që sulmi të jetë bërë, nga më i rrituri, dhe për ta mbrojtur, krimin mund ta ketë marrë përsipër, 15 vjeçari. Megjithatë, hetuesit po veprojnë në disa drejtime, ndërsa thikë, është dërguar në laborator për ekzaminim. Aureljo Dervishi u përcoll për në banesën e fundit të hënën, ndërsa mes dhimbjes miq e shokë të tij rrëfyen për Report Tv se ishte djalë punëtor dhe i urtë. 18-vjeçari kishte mbaruar shkollën e mesme dhe ndihmonte të atin elektricist, zanat që po e mësonte edhe vetë.