Kanë dalë pamjet e para nga vendngjarja nga Lagjia nr. 10 në Korçë, ku pas të shtënave me armë zjarri është gjetur një person i pajetë në afërsi të një hoteli, ndërsa një tjetër ka shkuar në gjendje të rëndë në spital.
Burime bëjnë me dije se viktima i përket seksit mashkull. Rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk dihen ende.
Në vendin e ngjarjes njoftohet se ka mbërritur edhe policia.