BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Aktualitet

Vrau gruan para gjykatës në Elbasan ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin Koço Buzo

Vrau gruan para gjykatës në Elbasan ditën e divorcit, Apeli

Gjykata e Apelit ka lënë dje në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin Koço Buzon që vrau gruan e tij Liljana Buzo përpara godinës së gjykatës në 2021 në Elbasan pasi ajo kërkoi të divorcohej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 maj 2021 pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Autori i krimit nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit. Buzo e goditi fillimisht me thikë ish bashkëshorten dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend nënën e 3 fëmijëve të tij. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, por pa rrezik për jetën.

Prangoset një vrasës

Ndërkohë është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Remzi Azemi, narko-trafikanti i kërkuar nga Interpoli për trafik droge dhe i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidrit në Ekuador në maj të vitit 2017. “Interpol realizoi kapjen e Azemi Remzi në Maqedoninë e Veriut me njoftim të kuq për veprën penale të vrasjes së ndodhur në vitin 2017”, njoftojnë autoritetet ekuadoriane. Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ilir Hidrit. Ekzekutimi i këtij të fundit ndodhi pas një atentati që iu bë Remzi Azemit në qendër të Guayaquilit. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas konflikteve mes autorit dhe viktimës sa i takon trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Banda e Azemit i cili ka shtetësi kosovare, akuzohej për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës në Guayaquil, të cilat i kishin bërë gati për t’i sjellë në Europë. Ata dyshohej se kishin personel të infiltruar në zonat administrative të porteve, gjë që ua mundësonte atyre t’i merrnin listat e kontenierëve dhe t’i përzgjidhnin ato që ishin të destinuara për në Europë. Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt shtetit të Amerikës së Jugut.

Sherr mes vëllezërve në Fier

Nga ana tjetër, një sherr mes vëllezërve ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh’ të Fierit. Dy vëllezër janë përfshirë në një konflikt me dy vëllezër të tjerë për motive të dobëta. Policia ka proceduar në gjendje të lirë 2 shtetasit e përfshirë në konflikt dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët. Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje" dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P. "Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas kallëzimeve të marra për një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, në lagjen "Sheq i Madh", kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të përfshirë në konflikt, S. P., 20 vjeç dhe K. P., 22 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Gjithashtu, po punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt, J. H., 20 vjeç dhe K. H., 22 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje" dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se kanë kanosur me jetë shtetasit S. P. dhe K. P”, njoftoi dje policia.