BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, dënohet me burg përjetë Besnik Pjetri, prangoset nga policia edhe krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut” që ishte në kërkim për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, dënohet me burg

Gjykata e Lezhës dënoi dje me burg të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak të vrasjes ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA. Përveç vrasjes së dyfishtë, ai u gjet fajtor dhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Si ndodhi vrasja

Besnik Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia. Si shkak për vrasjen autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin që të takonte vajzat e tij. Autori dhe ish-bashkëshortja kishin jetuar në Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ish gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë.

Detajet nga prangosja e Agron Bejdolli

Ndërkohë Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës ka kapur dje shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut. Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022. Bejdolli u kap nga forcat e policisë dje në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Si ndodhi pengmarrja e vëllezërve Beqiri?

Në vitin 2022, u morën peng dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri, të cilët ishin vrasës me pagesë dhe po planifikonin ekzekutimin e Aleksandër Lahos, (Pëllumb Muharremit)‘ që njihet se Rrumi i Shijakut’. Dy vëllezërit më pas kanë bashkëpunuar me autoritetet, dhe kanë dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera në Tiranë dhe Durrës. Mes emrave të përmendur prej tyre ishte dhe Agron Bejdolli, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit. Dyshohet se vëllezërit Beqiraj kanë patur njohje të mëparshme me Agron Bejdollin, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi. Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj u konfliktuan në autostradë me Bejdollin. Në tetor 2022 dy vëllezërit po udhëtonin me motor nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur një automjet u ka prerë rrugën pranë mbikalimit të Maminasit. Vëllezërit Beqiraj janë rrahur me 4 personat që ndodheshin në makinë njëri prej tyre është identifikuar si Agron Bejdolli i cili u shpall në kërkim.

Njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, autorët e morën peng në makinën e tyre, por e lëshuan pasi kishin ecuer 500 metra, sapo diktuan se po ndiqeshin nga policia.

Kush është Rrumi i Shijakut, apo Aleksandër Laho?

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi” mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja disa vite më parë. Njihet si “i forti” i Shijakut, por “bëmat” e tij janë të shumta. Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho. Më herët ai është ndalur si përfshirë në rrahjen barbare që iu bë biznesmenit libanez, Faad Mitri, në kryqëzimin e Rinasit, pikërisht për një konflikt prone në Gjirin e Lalëzit, një prej zonave kryesore të turizmit në vend. Çështja e pronave te Gjiri i Lalëzit dyshohet se është dhe shkak i atentati ndaj ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Pista e parë që u hetuan ishte vrasja për shkak të detyrës. Por, kjo pistë ra shpejt nisur nga fakti që i ndjeri ishte gjyqtar i Shkallës së Parë në qytetin e Vlorës dhe nuk kishte gjykuar dosje të bujshme, që të justifikonin atentatin e mirëorganizuar ndaj tij. Për këtë arsye, hetimet u zhvendosën tek çështja e pronave në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës, ku Konomi kishte përfituar në 2009 përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë 300 hektarë tokë të trashëguara në emër të bashkëshortes së tij. Që prej asaj kohe, prona në fjalë është përfolur shpesh mediatikisht si e lakmuar dhe pjesërisht e privatizuar përmes mbivendosjes dhe falsifikimeve nga grupe kriminale në Durrës, ku në disa raste është përmendur edhe emri i Landi Muharremit. Po ashtu “Rrumi” dyshohet se për pronat në Gjirin e Lalëzit ka pasur përplasje me Plaurent Dervishajn e Bandës së Durrësit. Pra duket se për pronat te Gjiri i Lalzit ka pasur një përplasje të fortë mes bosëve të krimit.