Një 10 vjeçar ka mbërritur i vdekur në spitalin e Kukësit pasditen e sotme, ndërsa dyshohet se është qëlluar me çifte.
Nga të dhënat paraprake të policisë, djali me inicialet E.I, ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të këtij qyteti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shikaj, ndërsa në spital 10 vjeçari është sjellë nga prindërit e tij.