BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Aktualitet

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 

Kupola e Policisë së Shtetit duket se po shkon drejt shkrirjes, për shkak se shumë prej drejtuesve të saj janë implikuar me krimin dhe kanë bashkëpunuar me kriminelët. Pas zbardhjeve të përgjimeve të tjera nga “Sky” dhe “EncroChat” mësohet se ditët në vijim pritet që SPAK të lëshojë fletë-arreste për shefa të krimeve në Tiranë. Ata dyshohen se janë të përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet. Ndërkohë që në tavolinën e SPAK është ende dosja Metamorfoza e cila e ndarë në dy fraksione pritet që të shkundë kupolën e policisë. Nga ana tjetër Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë punën pas urdhrit të firmosur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla që detyron punonjësit e policisë të tregojnë nëse më herët kanë qenë përdorues të aplikacioneve të bisedave sekrete “Sky” dhe “EncroChat”. Pas këtij urdhri, mësohet se ka nisur ngritja e një grupi punë që do të merren me formularët. Ato do të dorëzohen tek të gjithë efektivët e policisë të cilët duhet të deklarojnë nëse kanë përdorur programe të tilla dhe të argumentojnë arsyen e përdorimit. Ky proces pritet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Ankth tek policët

Nga ana tjetër, dje ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në shoqërinë e të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner, gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, tha se ka ardhur koha që çdo punonjës i Policisë së Shtetit të zgjedhë mes uniformës, zbatimit të ligjit apo bashkëveprimit me krimin. Nga Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës, Balla theksoi se vetëpastrimi në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike për të rritur besimin e qytetarëve tek uniformat blu. “Procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit duhet ta vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike, për ta çuar këtë proces në një nivel tjetër. Sepse në një nivel tjetër duhet të çojmë besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë tek Policia. Sa më shumë luftojmë korrupsionin brenda policisë së Shtetit, aq më shumë rritet besimi i qytetarëve”, theksoi Balla nga Gjirokastra.  Ministri Balla ka paralajmëruar se çdo punonjës që është përfshirë në biseda të tilla do të përjashtohet menjëherë nga detyra. Ndërsa ata policë të cilët kanë përdorur programet “Sky” ose “EncroChat”, por në formular do ta mohojnë, do të përballen me drejtësinë për deklarim të rremë si dhe do të përjashtohen. Megjithatë AMP nuk ka një database për të verifikuar nëse një punonjës policie ka qenë apo jo përdorues, por kjo pritet të zbulohet në vijim nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes Metamorfoza. Ekspertët e sigurisë, gjithashtu shprehen pro plotësimit të formularit nga strukturat e varësisë së ministrisë së Brendshme. Fatjon Softa thotë se udhëzimi i fundit nuk ka shqetësuar bazën e policisë së shtetit, por disa elementë në pozicione drejtuese. “Kjo gjë e bën pozitive sepse në fund të fundit nuk shqetëson bazën. Unë kam pasur kontakt me punonjës të thjeshtë qoftë inspektor policie, të patrullës së përgjithshme, punonjës të qarkullimit rrugor dhe nuk paraqesin shqetësim. Përkundrazi thonë mund të jenë shqetësuar disa shefa apo ndonjë shef që ka makina të shtrenjta apo ka ndonjë aktivitet tjetër ose që mund të jetë përfshirë në një aktivitet të tillë.” Sipas vendimit, ata që kanë përdorur aplikacionet “SKY ECC” dhe EncroChat, përjashtohen menjëherë nga detyra. Por Softa thotë se fillimisht duhet bërë hetimi dhe më pas të merret sanksioni. “Duhet të jetë më e matur. Nuk mund të jetë vetëm sepse je përfshirë në këtë komunikim. Nëse ti nuk e vërteton që e ka përdorur, s’e ka përdorur, për çfarë e ka përdorur, me kë ka komunikuar, kush ka qenë qëllimi i këtij komunikimi dhe produkti.” Rreth 13,500 punonjës të tre institucioneve në varësi të ministrisë së Brendshme kanë afat 30 ditë për të plotësuar këtë formular. Ky udhëzim sipas autoriteteve, shërben për procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.

Të përfshirë dhe ministra

Përveç Kupolës së Policisë, të rrezikuar nga përgjimet janë dhe ministra. Prapaskenat i ka zbuluar dje gazetari Basir Çollaku. “Ministri i Brendshëm, ai i Drejtësisë, kryeministri, kabineti qeveritar duhet të deklarohen nëse kanë apo nuk kanë telefona Sky Ecc. Ky është një deklarim moral, nuk përbën gjë. Pavarësisht se si ata do të shprehen në një letër, që prap vetë do ta administrojnë, nuk e zhbëjnë dot dokumentacionin që është në Francë, pavarësisht përpjekjeve të Ballës për zhurmimin në TIMS, nuk e heq dot origjinalin që kanë amerikanët. Gjithë të dhënat, pavarësisht se si i kanë përdorur, për keq apo për mirë. Për mirë për pazare e dallavere, jo për drejtësinë, nuk i zhbëjnë dot. Në SPAK kanë mbërritur 1 milionë faqe. Aty janë gjysma e qeverisë. Ministra, kemi ministra në këtë histori. Nuk është më thashetheme kjo histori. Janë të përfshirë në këto dallaveret me banditët, në komunikimet me grupet kriminale. Konsumojnë vepra penale, prodhojnë para, investojnë, pastrojnë. Janë dhe shtabe të përbashkëta elektorale pastaj që përfitojnë pushtet, mandate, bashki, ministra në administratë ku i kanë. Krijohet një rreth vicioz nga i cili SPAK e shoh e ka të pamundur, duhet të dalë vetëm. Në këtë rast opozita është një ndihmë e madhe për prokurorinë e posaçme. Ata komisione, 8 kërkesa që ka bërë opozita për të krijuar komisione, janë 8 mundësi të reja se si të shtyhet përpara hetimi, të merren të pandehur këta zyrtarë, që vazhdojnë të jenë në zyra dhe kanë akses e dëshmi për të prishur prova, dëshmi e për të cenuar seriozisht cilësinë e hetimit. Rama ka dosje vetë, ka telashet e vëllait. Ka telashet e oborrit familjar me dosje. Këta nuk janë telashe atmosferike, janë histori penale që kanë shkaktuar një dëm të madh financiar. Janë përfitime, nuk do të rrimë të kërkomë vetëm offshore, sepse offshore është në mes të Tiranës’, u shpreh Basir Çollaku i ftuar në një studio televizive.