Kapiteni dhe efektivi i Spitalit Ushtarak braktisi të shoqen me një fëmijë pa asnjë arsye, duke ngritur pretendimet se kishin grindje e mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Por Gjykata e Tiranës në dhjetor ’57 refuzoi të bënte shkurorëzimin e tyre për shkak se nuk vërtetoheshin arsyet që ai kishte ngritur për ndarje.
Ai ngriti sërish një akt-padi dhe pasi u shqyrtua u vendos refuzimi i padisë, të ngritur nga paditësja, e cila po ashtu i kishte faturuar shpenzimet e gjyqit partnerit.
“Si këto ka pafund, ndërhyrjet e regjimit për zgjedhjet e tua, deri diku as nuk të linin të ndaheshe as të bashkoheshe”, tha Ergys Mërtiri pas transmetimit të klipit në lidhje me këtë rast.