BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Zgjerohen hetimet për pushtetarët e korruptuar me dosje në SPAK, përgatitet terreni për arrestime në nivele të larta, nisen 62 letër-porosi jashtë vendit, ja dy dosjet që do tronditin Metën

Zgjerohen hetimet për pushtetarët e korruptuar me dosje në SPAK,

Drejtësia e re pritet të sjellë të dridhura në politikën shqiptare. Duket se SPAK po lë pa gjumë shumë emra zyrtarësh të lartë. “Kutia e Pandorës” për disa pushtetarë të lartë do të hapet pikërisht nga ndërkombëtarët. SPAK ka përgatitur terrenin për arrestime në nivele të larta. Në raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme për punën e vitit 2022 zbulohet se drejtësia e re ka dërguar 62 letër-porosi drejt vendeve të huaja për të mësuar më shumë informacion për aferat e pushtetarëve. Sinjalet janë se do të ketë zhvillime të forta. Vendet ku SPAK ka theluar hetimet janë: Italia 12 kërkesa, Kosova 7 kërkesa, SHBA dhe Maqedonia e Veriut 6 kërkesa, Gjermania 4 kërkesa, Holanda, Mali i Zi, Belgjika dhe Franca 3 kërkesa, Zvicra, Greqia dhe Britania e Madhe 2 kërkesa, dhe të tjerat me nga 1 janë: Ekuadori, Çekia, Suedia, Spanja, Austria, Qipro, San Marino, Meksika dhe Turqia.

Emrat e rrezikuar

Shumica e letër porosive kanë si qëllim për të vërtetuar implikimin e pushtetarëve të lartë të korruptuar në pastrim parash në vendet e huaja. Disa politikanë në vendin tonë kanë kryer për gati 30 vite veprimtari korruptive. Deklarimi i pasurive nis në vitin 2003 dhe para kësaj date ka shumë emra që kanë bërë shumë zullume. Por akoma më i madh është numri i atyre që kanë vjedhur hapur, duke deklaruar pasuri miliona eurosh në ILDKP. Mirëpo ka dhe nga ata që i kanë dërguar paratë jashtë vendit. Gazeta “SOT” ka raportuar se zyrtarë të lartë të politikës kanë dërguar miliona euro në Londër, Qipro, San Marino etj. Shumë të tjerë kanë dërguar po miliona euro në parajsat fiskale. Vetë Drejtoria e Pastrimit të Parave në raportet vjetore ka dhënë alarmin se si po pastrohen paratë, ndërsa ka pasur raste që janë dërguar para me valixhe. Fakti që SPAK po bashkëpunon me institucionet ndërkombëtare për emrat e zhytur në afera korrupsioni tregon se në muajt në vijim do përsëritet skenari kroat. Në Kroaci Ivo Sanader u dërgua pas hekurave duke gjurmuar paratë. Kështu shpresohet të ndodhë dhe te ne.

I rrezikuari kryesor, Ilir Meta

Menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, Prokuroria e posaçme në vitin 2022 nisi hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta për dy akuza. Korrupsion pasiv dhe falsifikim i formularëve. Përveç informacioneve që SPAK mori nga amerikanët, kjo strukturë dërgoi letër-porosi në SHBA në lidhje me shpenzimet e kryera nga LSI për lobimet me qëllim ballafaqimin e pagesave të kryera jashtë vendit me pasqyrat financiare të deklaruara në Shqipëri. Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor 2022 nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhin duke pretenduar se personat e denoncuar prej tij duhet të akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. “Janë paguar qindra mijë euro për lobim për pastrimin dhe ngritjen e figurës së Ilir Metës ndërkohë që janë deklaruar qindarka. Artikujt e Mother Jones dhe gazetës austriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo do të përballen me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore”, deklaroi Valteri në një prononcim pas dorëzimit të kallëzimit penal.

Dosja që rrezikon çiftin Meta-Kryemadhi

Një tjetër kallëzim për korrupsion dhe fshehje të ardhurash jashtë vendit rrezikon pozitat e çiftit Meta-Kryemadhi. Pikërisht letër-porositë drejt San Marinos dhe Qipros sjellin në vëmendje këtë dosje që po heton SPAK. Meta-Kryemadhi dhe fëmijët e tyre kanë kryer trajtime estetike që arrijnë vlera marramendëse në një klinikë private në San Marino. Të dhënat e çiftit gjenden në kartelat mjekësore të spitalit dhe provohen me hyrje-daljet e sistemit TIMS. Këtu përmendim një rast kur trajtimin estetik e ka bërë deputetja. Sipas transfertës së datës 4 qershor 2018, paguar nga një llogari anonime nga një bankë offshore në Qipro, trajtimi kap vlerën e 287.650 euro. Asnjëra nga këto pagesa nuk është deklaruar në deklaratat vjetore të tyre, që do të thotë se kanë paguar me para të përfituara nga aferat korruptive, që i kanë futur në bankë në rrugë të jashtëligjshme. Si në regjistrat financiarë të spitalit, pagesat bankare të spitalit, kartelat mjekësore dhe hyrje-daljet në sistemit TIMS, rezulton se kjo shtetase ka bërë ndërhyrje dhe pagesa në vlera të mëdha në spitalin e San Marinos.