Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në zonën e Dhërmiut këtë të enjte. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pemëtari.
Ndërhyrja nga toka është e vështirë dhe në zonë ka mbërritur një helikopter, i cili po punon për vënien në kontroll të flakëve.
Drejt zonës po shkojnë edhe 4 zjarrfikëse nga Vlora.