Mesditën e së mërkurës, reparti i Pediatrisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza”në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Mësohet se nga zjarri i rënë në bodrumin e Pediatrisë, ka sjellë dëme të konsiderueshme materiale dhe jo të lënduar.
Pas sinjalizimit të flakëve të zjarrit, kanë ndërhyrë punonjësit e zjarrfikësve dhe policia, duke evakuuar fëmijët dhe stafin jashtë ambienteve të Pediatrisë.
Tashmë situata i është rikthyer normalitetit, pasi dy makina zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë plotësisht flakët.