Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka lejuar që të bëhet pjesë e mediave rozë, duke shfaqur talentin e tij për peshkim.
Në liqenin e Tokpak-Khol në Republikën e Tiva në Siberi, kreu i shtetit rus ka arritur të realizojë një peshkim të mirë, duke arritur të zërë një peshk rreth 21 kilogramë.
I kënaqur nga gjahu i tij, ai ka lejuar dhe që të shkrepen disa foto, ndërsa mban një qëndrim mjaftë serioz. Putin i cili është i pasionuar pas sporteve ujore është fotografuar me prenë e tij, teksa e mbante në duar me krenari.