Një tren që transportonte naftë doli nga binarët dhe shpërtheu të shtunën në Bullgari, duke vrarë pesë njerëz.
Më shumë se 20 njerëz po trajtoheshin në spital me të djegura dhe plagosje të tjera pas aksidentit Hitrino, njoftonin mediat lokale.
Gjithashtu, të paktën 20 ndërtesa ishin dëmtuar nga aksidenti i rëndë, teksa vagonbët e depozitave goditën linjën elektrike rreth orës lokale 05:30 të mëngjesit. Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, tha nga vendi i ngjarjes se numri i viktimave mund të rritej dhe bëri apel për dhurim gjaku.