Shkollat në Paris dhe qytet të tjerë francezë kanë ndërprerë edhe sot mësimin nga protestat e nxënësve me dëbimin e dy studentëve të huaj nga Franca. 20 shkolla të mesme në Paris janë prekur nga protestat, imazhet e të cilave kanë pushtuar rrjetet sociale në mbarë botën. Mijëra nxënës u larguan nga klasat të enjten për të mbajtur marshime. Gjithçka nisi kur u zbulua se babai i një nxënëseje rome nga Kosova kishte gënjyer mbi pretendimin e tij për azil në Francë.
Dëbimet kanë shkaktuar tensione brenda qeverisë socialiste të presidentit Francois Hollande. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Manuel Valls, i cili ka mbrojtur dëbimet dhe politikën e tij të ashpër ndaj emigrantëve romë në përgjithësi. Protestuesit bllokuan pjesërisht hyrjen në shkollat mesme. Protestat janë organizuar përmes Facebook dhe twitter. Leonardës dhe familjes së saj u është dhënë një banesë dhe një ndihmë e vogël në qytetin e Mitrovicës në Kosovë, ku ata kanë folur për gazetarët francezë në lidhje me goditjen e dërgimit në një rajon ku ata janë të huaj, të paaftë për të folur shqip.
Resat Dibrani i tha mediave në Kosovë, ku ai dhe familja e tij u dëbuan, që u kishte thënë autoriteteve franceze së familja e tij ishte nga rajoni separatist serb, por në fakt ai vetë sa kishte lindur atje. Megjithatë zemërimi në Francë është fokusuar te 15 vjeçarja, e cila u nxor nga një autobus shkolle dhe u dëbua së bashku me familjen e saj në fillim të këtij muaji.