Athina mirëpriti të premten një rekomandim të Komisionit Evropian për kthimin në Greqi të emigrantëve nga Evropa.
“Është një vendim i balancuar,” tha ministri grek i emigracionit Ioannis Mouzalas.
KE th kësaj jave se dëshironte që vendet anëtare të BE të rinisnin transferimin e emigrantëve në Greqi prej marsit të vitit që vjen. Komisioneri i emigracionit të BE, Dimitris Avramopoulos tha se për transferimet nuk veprohet në mënyrë retroaktive.
Sipas të ashtuquajturave ‘rregulla të Dublinit’, emigrantët duhet të regjistrohen në vendin e parë nga hyjnë në BE, dhe duhet të kthehen nëse kalojnë në vende të tjera. Por prej vitit 2011, ky rregull nuk është zbatuar prej dy vendimeve të Gjykatës Evropiane e cila ka identifikuar mangësi në sistemin grek të azilit.