Greqia i ka bërë apel të shtunën Bashkimit Evropian për asistencë në planin e reduktimit të numrit të refugjatëve në kampet e tejmbushura të ishujve të Egjeut.
Zyrtarët helenë kanë sugjeruar ndarjen e njerëzve më mundësia të ulëta azili si Algjeria, Pakistani e Maroku, së bashku me emigrantët që konsiderohen me sjellje të keqe në kampet e pjesës tokësore. Por organizatat e të drejtave të njeriut kanë sinjalizuar më parë se ndarja e emmigrantëve konsiderohet arbitrare dhe ilegale.
Kërkesa vjen pasi Komisioni Evropian njoftoi kësaj jave se vendet anëtare mund të kthejnë refugjatët drejt Greqisë nga marsi 2017.
Sipas rregullave të BE, vendi i parë i BE nga ku refugjatët hyjnë, duhet të procesojë kërkesën e azilit, por ky sistem u prish në 2015 kur Greqia u mbush me rreth një milionë njerëz që largoheshin në vede të tjera të BE. Pas mbylljes së kufijve në Ballkan rreth 62,000 refugjatë mbetën të bllokuar në Greqi, të cilët tani jetojnë në kushte mbipopullim në kampe.