Katër burra dolën sot para gjyqit në Hungari të akuzuar me vrasjen e 71 refugjatëve të gjetur të mbytur në një kamion, në kulmin e krizës së emigrantëve në 2015.
Një afgan dhe tre të akuzuar bullgarë hynë në sallën e gjyqit të shoqëruar nga policë të maskuar. Refugjatë e vdekur, 59 burra, tetë gra dhe katër fëmijë nga Siria, Iraku deh Afganistani, u gjetën të ngjeshur në pjesën e prapme të mjetit të paventiluar, që ishte braktisur nga drejtuesi pas hyrjes në Austri nga Hungaria.
"71 viktimat kishin vdekur pak pasi kishin nisur udhëtimin në hapësirën e vogël, prej paaftësisë për të lëvizuar dhe mungesës së ajrit. Para vdekjes së tyre ata kishin goditur muret e kamionit dhe kishin thërritur për ndihmë”, thuhej në dokumentet e gjykatës.