Lobi i fermerëve të Italisë paralajmëroi sot se prodhimi bujqësor kombëtar po bie ndjeshëm prej periudhës së zgjatur të të nxehtit dhe thatësirës, ndërsa autoritetet kanë racionuar ujin dhe kanë shpallur gjendje emergjence në disa rajone.
Fermerët raportonin një rënie prej 20 për qind të masës së qumështit të mbledhur prej nxehtësisë së lopëve dhe mosushqimit të tyre. Prodhimi i bulmetrave katrakterisitike si proshutat dhe parmexhianët rrezikoheshin nga nxehtësia e krahinës së Parma, ku burimi kryesor i vaditjes, lumi Po është 1.5 metra nën nivelin normal. Kryebashkiakja e Romës ka lëshuar një urdhër për kufizimin e furnizimit me ujë të kopshteve, pishinave dhe lavazheve.
Korporata e fermerëve Coldiretti llogarit se humbjet e fermerëve mund të arrijnë në 1 miliardë euro për gjysmën e parë të 2017, teksa qershori po vendos rekorde thatësire dhe nxehtësie.
Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës në Parma e Piacenza. Barinjtë e Sardenjës gjithashtu po protestojnë me kërkesa për ndihmë dhe subvencione.