Një dashuri e përjetshme nuk kishte si të përfundonte me një fund të dhimbshëm, por gjithmonë si në përralla, me një buzëqeshje të madhe. Në fakt kjo është ajo se çfarë dëshirojmë të gjithë, por ka dhe nga ata, të cilët pavarësisht se marrin lajme me një fund të trishtë, i japin fuqi vetvetes për të ecur përpara dhe për të ruajtur kujtimet më të mira. Kjo është historia e një çifti britanik, i cili u detyrua që të përshpejtonte planet e tyre disa-mujore për një dasmë perfekte në dhjetë ditë, pasi një lajm tronditës goditi përfundimisht shpresat e tyre.
41 vjeçari Chris Clark dhe 30 vjeçarja Charlotte, kishin disa muaj që planifikonin detajet e dasmës, që do të kurorëzonte dashurinë e tyre disa vjeçare. Papritur Clark u ndie keq dhe i shoqëruar në spital, ai u përball me një lajm të keq. Dhembjet e forta në bark, i shkaktoheshin prej një kanceri të pashërueshëm në pankreas, i cili ishte përhapur në organet e afërta. Mjekët ja bënë të qartë që nuk mund të bënin më asgjë për ta shëruar dhe se në rastin më të mirë, i mbeten vetëm gjashtë muaj jetë për të jetuar.
Në këtë rast, Charlotte u motivua për të organizuar në një kohë rekord martesën e saj perfekte.