Me rastin e 95 vjetorit të Nelson Mandelës, një urim është përcjellë nga presidenti Barak Obama. "Uroj që jeta e Nelson Mandelës, e cila është e mbushur me shërbimin ndaj të tjerëve dhe përkushtim të palëkundur ndaj barazisë, pajtimit dhe dinjitetit njerëzor, të vazhdojë të jetë një burim drite për çdo brez të ardhshëm, që kërkon një botë më të drejtë dhe më të begatë.
Në emër të familjes sonë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle dhe unë i dërgojmë urimet tona më të përzemërta dhe lutjet, Nelson Mandelës, me rastin e ditëlindjes së tij të 95. Ne gjithmonë do të jemi të tërhequr nga forca dhe nga shembulli i tij i jashtëzakonshëm, i kurajos morale, mirësisë dhe përulësisë.
Jeta, mundi i Nelson Mandelës, i shërbimit ndaj të tjerëve dhe angazhimi e tij i palëkundur për të, pajtimit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor të vazhdojë, të jetë një fener për çdo brez të ardhmen që kërkojnë një botë më të drejtë dhe të begatë", shkruhet në letrën e urimit.