Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ukrainë gjatë ditës së sotme, ku u takua me Presidentin, Volodymyr Zelensky.
Në një konferencë të përbashkët për media, Orban ka deklaruar se fokusi i diskutimeve në këtë takim ka qenë arritja e një marrëveshje armëpushimi me Rusinë.
Orban, i cili është një kritik i zëshëm i ndihmave ushtarake perëndimore për Ukrainë dhe ruan marrëdhënie të ngrohta me liderin rus Putin, i ka kërkuar Zelenskyt që të konsiderojë nënshkrimin e një marrëveshje armëpushimi për të përshpejtuar fundin e luftës me Moskën.
Gjithashtu, kreu i Hungarisë Orban tha se e vlerësonte shtysën e Kievit për të promovuar vizionin e vet të paqes në samitin e majit të mbajtur në Zvicër, ndërsa i kërkoi të përmbyste rendin e kërkesave duke e nisur fillimisht me një armëpushim.“E pyeta presidentin nëse është e mundur për një pauzë, për një ndërprerje të luftimeve, për vazhdimin e bisedimeve pastaj. Në fund të fundit, një armëpushim do ta garantonte përshpejtimin e ritmit të këtyre negociatave. I jam shumë mirënjohës presidentit për qëndrimin e tij të sinqertë për këtë çështje”,- theksoi Orban në konferencën për media pas takimit me Zelenskyn.
Zelensky, megjithatë nuk ju përgjigj komenteve të Orban, por foli për mundësinë e një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi mes Ukrainës dhe Hungarisë.