BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Bota

Amerika 'spiune' e shtetasve të huaj, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro rinovimit të FISA-s

Amerika 'spiune' e shtetasve të huaj, Dhoma e

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së voton pro rinovimit të FISA-s, që u lejon autoriteteve amerikane të spiunojnë shtetasit e huaj. Në disa raste FISA mund të përdoret edhe për të mbledhur të dhëna për qytetarët amerikanë.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi për rinovimin e një programi të diskutueshëm për mbikqyrjen dhe përgjimin e shtetasve të huaj nga shërbimet sekrete amerikane.

Projektligji rikthen në fuqi seksionin 702 të Ligjit për Përgjimin Sekret në Vende të Tjera (FISA), i cili përfundon më 19 prill.

Projektligji për zgajtjen e seksionit 702 u miratua me 273 vota pro dhe 147 kundër në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët dhe tani do të shkojë në Senat ku miratimi i tij nuk është i pasigurt.

Seksioni 702 i FISA-s u krijua në vazhdën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe i lejon qeverisë amerikane të përgjojë pa urdhër komunikimin elektronik të shtetasve të huaj edhe pse ata jetojnë jashtë territorit SHBA-së.

Çfarë është FISA?

Ligji për Përgjimin Sekret në Vendeve të Tjera (FISA) i lejon qeverisë amerikane të mbledhë informacione sekrete që përfshijnë shërbimet sekrete të vendeve të tjera si dhe komunikimin me “agjentë të fuqive të huaja”. Përgjimi kryhet praktikisht në shkallë të gjerë, pra në komunikimin përmes internetit, përmes telefonave celularë, apo përmes rrjeteve sociale.

Për shkak të FISA të gjithë ofruesit e shërbimeve të tilla duhet t’i vënë të gjitha të dhënat e klientëve në dispozicion të qeverisë së SHBA. Zyrtarisht flitet “vetëm” për të huajt, por ndonjëherë autoritetet e SHBA-së kanë përgjuar edhe shtetas amerikanë që janë në kontakt me shtetas të huaj që janë në mbikqyrje.

Në fakt për një masë të tillë përgjimi duhet të ekzistojnë dyshime të forta dhe të mjaftueshme. Por ky përkufizim interpretohet sa më gjerësisht që të jetë e mundur.

Të dhëna edhe për qytetarët amerikanë

Kohët e fundit u zbulua se FBI e përdori fuqinë që i jep ky ligj për të mbledhur informacione rreth protestuesve të Black Lives Matter, rreth donatorëve të fushatave për Kongresin dhe parlamebnarët amerikanë.

FISA është kritikuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, të cilët argumentojnë se ajo shkel të drejtën kushtetuese të amerikanëve për privatësi.