BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Bota

Analistët për VOA: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me Bashkimin Europian

Analistët për VOA: Mali i Zi në fazën përfundimtare

Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Analistët shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave. Ata thanë se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t’i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të përfitojë më së shumti.

Komisioni Evropian po bashkëpunon ngushtë me Malin e Zi për ta ndihmuar në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë kuadër zyrtarët nga Brukseli paralajmëruan se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Analistët Bekim Çobaj dhe Ismet Kallaba, shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave.

“Mali i Zi i ka pasur disa suksese të vogëla, që e kandiduan për të përfunduar këto masa paraprake për raportin e ashtuquajtur IBAR që e përpilon Komisioni Evropian dhe i cili tregon për avancimin e një vendi të caktuar, në këtë rast të Malit të Zi”, thotë analisti Bekim Çobaj.

Ndërkaq analisti Ismet Kallaba tha se: “është në dorën e Bashkimit Evropian dhe unë mendoj se në këtë prizëm duhet shikuar edhe sinjalet që vijnë nga BE. Nëse kemi parasysh të kaluarën e dimë që edhe disa vende të tjera, në radhë të parë Bullgaria dhe Rumania nuk i kanë plotësuar për tu bërë anëtare të BE-së dhe megjithatë janë pranuar.”

Analistët besojnë se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me luftën në Ukrainë, do t’i mbyll sytë ndaj plotësimit të disa kushteve.

Analisti Ismet Kallaba tha se “duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat, por duke marrë parasysh edhe situatën e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ku ekziston edhe një rrezik real i devijimit të kursit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mendoj që BE do t’i mbyll sytë ndaj plotësimit të kushteve dhe do të bëjë çdo gjë që ti përafrojë dhe ti pranojë sa më parë këto vende në gjirin e vet”.

Analisti Çobaj thotë se “fokusi kryesor është tek kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sferat më të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, largimi i ndikimit politik nga institucioni i gjyqësorit, liria e mediave etj., dhe pritet që Mali i Zi në qershor të marrë mendim pozitiv në këtë raport. Por asgjë nuk është e sigurt sepse KE dhe BE duan që këto arritje të jenë konkrete dhe mos të kenë vetëm premtime”.

Analisti Çobaj vlerëson se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t’i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të fitojë më së shumti.

“Qeveria e Malit të Zi mund të ketë optimizëm sepse është e qartë se pas zhvillimeve në Ukrainë BE synon tu japë një shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi është vendi që për momentin mund të përfitojë më së shumti,” thekson ai.